Tërbuni ëndërron elitën, ish-presidenti Syla drejt rikthimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2017 | 16:27

Tërbuni ëndërron elitën, ish-presidenti Syla drejt rikthimit

Ish-presidenti i Tërbunit, Petrit Syla, është shfaqur i gatshëm për të ndihmuar financiarisht skuadrën pukjane. Ai i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së kryebashkiakut të Pukës, Gjon Gjonaj.

Syla

“Unë kam shprehur dëshirën për ta ndihmuar këtë ekip, pasi e ndiej si detyrim si pukjan që jam. Të gjithë ata biznesmenë që jetojnë e punojnë jashtë Pukës duhet të bashkohen të investojnë për këtë skuadër dhe ta bëjmë pretendente për Superiore. Kryetari i Bashkisë Gjonaj po kontribuon për qytetin, duke e bërë një vend turistik, prandaj edhe ne duhet të investojmë për ekipin që ta bëjmë të fortë dhe ta ndjekin të gjithë tifozët e këtij rrethi.

Petrit Syla

Me sa kam lexuar në gazeta dhe me sa kam dëgjuar nga drejtori teknik, Olti Kërnaja, dhe trajneri Kreshnik Krepi po afrojnë disa lojtarë cilësorë si nga tregu vendës, edhe ai i huaj, nga Brazili dhe Kameruni.

Petrit Syla

Nëse i japim ndihmë këtij ekipi, unë besoj se do të jetë një kockë e fortë në grupin e veriut. Përpara disa ditësh isha në Belgjikë dhe takova një bashkëqytetarin tim nga Fushë-Arrëzi, i cili më tregoi se kishte djalin që luante në Kategorinë e Parë në Belgjikë.

E pashë dhe u binda që kishte aftësi shumë të mira. Është Amarildo Gjoka, 21 vjeç. E binda që t’i bashkohet ekipit për sezonin e ri. Të krijojmë një ekip cilësor që të synojë elitën”, deklaroi Syla.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"