Tërbuni befason në merkato, gati akordi me mesfushorin e kombëtares kamerunase

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2017 | 12:05

Tërbuni befason në merkato, gati akordi me mesfushorin e kombëtares kamerunase

Kamerunasi Tabortetaka Obiarrah Preston, i datëlindjes 10.06.1998, pjesë e kombëtares U-20, është lojtari që synohet nga Tërbuni në këtë start të merkatos verore. Mesfushori me tipare sulmuese kërkohet nga drejtuesit për të nisur më pas formatimin e ekipit të ri. Drejtuesit e kanë pëlqyer 19-vjeçarin dhe gjasat janë të mëdha për të qenë pjesë e Tërbunit.

Preston

Megjithatë, fjalën e fundit do ta thotë trajneri. Ndërkohë, nga ekipi ka edhe nga ata futbollistë që do të largohen me dëshirën e tyre. Ekipi i Tërbunit çaloi më shumë në vijën sulmuese.

Tabortetaka Preston

Këtë e ka treguar gjatë gjithë kampionatit, pasi i ka munguar njeriu gol. Drejtori teknik Olti Kernaja thotë: “Unë bashkë me zv/trajnerin Neziri po punojmë që të afrojmë lojtarë, që dinë ta vlerësojnë fanellën që ata veshin.

Ne dëshirojmë që ekipi të ketë në krye trajnerin Kreshnik Krepi. Jemi në pritje të një urdhri nga kryetari i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj, që ne të bëjmë grumbullimin e skuadrës”.

Ditmir Pema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"