“Tërboi” milanistët në ndeshjen me Juventusin, arbitrit i grabitet shtëpia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 13:55

“Tërboi” milanistët në ndeshjen me Juventusin, arbitrit i grabitet shtëpia

Mos ndoshta ka qenë edhe Paolo Maxoleni shumë nervoz për të arbitruar supersfidën Milan-Juventus? Është kjo pyetje që mund të ngrenë tifozët kuqezi, pas lajmit që gazeta, “L’Eco di Bergamo”, solli dje për sportdashësit.

Soccer Football - Serie A - AC Milan v Juventus - San Siro, Milan, Italy - November 11, 2018 AC Milan's Gonzalo Higuain is shown a red card by referee Paolo Mazzoleni REUTERS/Alberto Lingria
Sipas këtij burimi, “bilbili” që ndëshkoi me karton të kuq Gonzalo Higuainin për protesta gjatë ndeshjes, dy ditë përpara se të drejtonte këtë takim në “San Siro”, ka qenë viktimë e hajdutëve. Keqbërësit, saktësisht më datë 8 nëntor, kishin mësymur në shtëpinë e Paolo Maxolenit në Alzano Lombardo, duke grabitur dy kompjuterë, makinën e bashkëshortes së tij, dy ora, bizhuteri si dhe disa bilbila dhe uniforma të gjyqtarit italian. Sigurisht, që nga ky lajm, pas asaj që ndodhi në fushë, do të jenë lumturuar tifozët e Milanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"