Tërbohet Ventura: Nëse luajmë ndaj Spanjës si në pjesën e parë, do na grisin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2017 | 11:51

Tërbohet Ventura: Nëse luajmë ndaj Spanjës si në pjesën e parë, do na grisin!

Xhampiero Ventura mund të kënaqet me reagimin e skuadrës në pjesën e dytë, por ai ngre zërin ndaj futbollistëve të tij, për gjithçka bënë dhe nxituan në pjesën e parë.

ventura

“Unë besoj se fraksioni i parë i lojës do të na shërbejë si një mësim shumë i mirë në të ardhmen. Ai na bëri të kuptojmë se nëse vendosim që të nxitohemi dhe të kërkojmë me ngulm golin ose të fitojmë, atëherë nuk do të shkojmë kurrkund. Dhe akoma më keq, nëse e përsërisim këtë me Spanjën, atëherë në Madrid, më 2 shtator, rrezikojmë që të na grisin…

Pastaj, nëse vendosim që të kemi një ritëm konstant dhe të tregohemi konkret, pa u nxituar, si në pjesën e dytë, atëherë po që mund të themi se kemi një skuadër, e cila mund të arrijë të fitojë me Spanjën, të marrë kokën e grupit dhe të presim biletën të parët për në Botërorin rus”, tha trajneri i Italisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"