Tërbohet trajneri i Apolonisë: Po përdoremi që arbitrat të bëjnë qoka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2018 | 11:45

Tërbohet trajneri i Apolonisë: Po përdoremi që arbitrat të bëjnë qoka

Apolonia ka humbur me Bylisin, por nuk e pranon disfatën nga mënyra se si ajo erdhi. Fierakët e kanë deklaruar hapur pakënaqësinë e tyre për gjykimin e lezhjanit Edvin Hoxha, i cili, sipas tyre, ka favorizuar ndjeshëm mallakastriotët në episode kyçe të lojës.

apolonia bylis 1

Janë së paku dy momente flagrante që evidentohen: i pari shënohet në minutën e 45-të, teksa Bella ka ndërhyrë në mënyrë brutale ndaj Dimos, por Hoxha nuk e ndëshkon mbrojtësin e Bylisit, i cili e kishte marrë një karton të verdhë në të 31′. Nëse Bylis do të luante me 10 futbollistë gjithë pjesën e dytë, ndeshja mund të kishte marrë tjetër rrjedhë. Rasti i dytë është penalltia, ku, gjithmonë sipas fierakëve, Kolgega ka simuluar, pasi nuk është prekur fare nga portieri Çako.

3

Madje, në momentin e penalltisë, skuadra fierake ka protestuar e indinjuar dhe tentoi ta braktiste ndeshjen, por Kashami dhe ndihmësit e tij nuk e lejuan diç- ka të tillë dhe e rikthyen ekipin në fushë. Si rrallë herë, Kashami, i cili përgjithësisht ka një qetësi tipike, pas ndeshjes është shfaqur i nervozuar.

1

Deklarata – Tekniku kavajas i Apolonisë nuk e ka thjesht me rezultatin e një ndeshjeje, por te ndershmëria e garës. “Flasim për futbollin, lojën më popullore dhe më argëtuese, por që të neveritet kur e cenojnë akte të tilla nga ca ‘bilbilrënës’. Ekipe si Apolonia shihen si skuadrat e përshtatshme për t’i kthyer në viktima javë pas jave, me papërgjegjshmërinë e gjykimeve dhe prirjen që gjyqtarët kanë për t’u bërë ‘qoka’ të tjerëve.

Kashami

Është e turpshme, është forma më groteske e shëmtisë! Nuk mund t’i quajë gabime njerë- zore, absolutisht, se u bë e modës kjo shprehje dhe forma më banale që e përdorin për justifikim. Apolonia mund të humbasë me meritë me Bylisin apo dhe me skuadra të tjera, por nuk është kjo mënyra e duhur, nuk është kjo rrjedha logjike e asaj që skuadrat bëjnë në fushë.

2

Gjykimet tendenciale dhe të njëanshme hedhin në erë gjithë mundin e një ekipi gjatë një sezoni dhe kjo është e pafalshme, ndaj duhet ndë- rhyrë në kohë, për t’i thënë ‘Stop!’ njëherë e mirë fenomenit më negativ, më të shëmtuar dhe më kompromentuesit të futbollit tonë”, tha Kashami.

BUJAR RAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"