Tërbohet me vendimin e trajnerit, Ronaldo shpërthen ndaj Rangnik: Pse më zëvendësove mua?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 14:38

Tërbohet me vendimin e trajnerit, Ronaldo shpërthen ndaj Rangnik: Pse më zëvendësove mua?!

Mançester Junajtid nuk arriti të festojë plotësisht fitoren e tyre jashtë fushe ndaj Brentfordit me rezultatin 1-3, për shkak të përplasjes mes Kristiano Ronaldos dhe Ralf Rangnik.

RONALDO RANGNIK 1

Në minutën e 71-të, me rezultatin 2-0 të skuadrës, trajneri gjerman vendosi të zëvendësojë yllin portugez me Meguajër për të mbrojtur rezultatin dhe ish-sulmuesi i Juventusit nuk e priti mirë.

Duke dalë nga fusha, ai fillimisht përqafoi Rangnikun, por më pas hodhi xhupin në tokë i zhgënjyer përpara se të përsëriste disa herë: “Pse më zëvendësove mua?”.

Më pas trajneri iu afrua për t’i shpjeguar arsyet dhe për ta mbyllur si çështje. Ndërkohë tekniku gjerman në konferencën për shtyp pas ndeshjes sqaroi gjithçka ku tregon edhe bisedën me Ronaldon:

“I thashë, e kuptoj që je ende ambicioz dhe dëshiron të shënosh, por ndoshta pas disa vitesh, kur të jesh trajner, mund të marrësh një vendim të ngjashëm kur të gjendesh në të njëjtën situatë si unë”, përfundoi gjermani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"