Tërbohen tifozët e Arsenalit, Venger porosit uiski përpara ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 22:30

Tërbohen tifozët e Arsenalit, Venger porosit uiski përpara ndeshjes

Arsenali ka mbërritur të mërkurën në Suedi, ku dje u përball me Ostersundin duke e mundur 0-3. Rezultati vjen si një garanci në aspektin e kualifikimit, por mbështetësit janë të pakënaqur, pavarësisht golave në transfertë të Monreal e Ozil, pa harruar edhe autogolin e Papaianopulosit. Ajo që ka irrituar tifozët e “Topçinjve”, ka qenë lajmi se trajneri i tyre, sapo ka mbërritur në hotel ka porositur një shishe “Makmyra”, uiski suedez me famë botërore.

Europa-League-Arsenal-Press-Conference

Fakti që Venger e kishte mendjen te pija përpara një sfide delikate ne Europë, ka bërë që tifozët të ndërsehen rishtazi kundër tij nëpër rrjete sociale, duke kërkuar largimin e francezit nga stoli i ekipit të Londrës veriore. “Venger out” (Largoni Venger) është ky hashtagu, me të cilin revolta e tifozëve të Arsenalit është përhapur në rrjete sociale, ndërkohë që trajneri 68-vjeçar nuk ka preferuar të komentojë kërkesën e tij për alkool.

Mackmyra-Whiskey

Në fund të ndeshjes, trajneri nuk komentoi çështjen e uiskit, ndërsa për sa i përket ndeshjes, u shpreh i kënaqur duke deklaruar: “Luajtëm mirë dhe siguruam një rezultat pozitiv që na shërben për çështjen e kualifikimit. Rivali ishte nervoz dhe ditëm të përfitojmë, por duhet ende të luajmë edhe 90 minutat e kthimit.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"