“Tërbimi i tokës gjakun na zgjoi, lot për kë iku mes nesh më s’qëndroi”, shikoni banderolën e tifozëve të Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 20:34

“Tërbimi i tokës gjakun na zgjoi, lot për kë iku mes nesh më s’qëndroi”, shikoni banderolën e tifozëve të Tiranës

Pas banderolës që Partizani shpalosi në fillim të ndeshjes  për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit, ishin dhe ata të Tiranës, të cilët në fillimin e pjesë së dytë shpalosën banderolën e tyre.

banderola

“Tërbimi i tokës gjakun na zgjoi, lot për kë iku mes nesh më s’qëndroi. Po dhimbja e fortë na dha pakëz liri, sërish e tregoi Kosovën- Shqipni”, shkruhet në baderolën e tifozëve bardheblu.

Edhe këtë herë ka pasur duartrokitje nga tifozët e Partizanit, ashtu siç bënë dhe ata të Tiranës. Këto janë raste që rivaliteti shuhet dhe tifozët bëhen një në shenjë solidariteti.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"