Teo Hernandez ka një ëndërr: Dua të jem kapiten!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 21:50

Teo Hernandez ka një ëndërr: Dua të jem kapiten!

Teo Hernandez vazhdon që t’u vihet në dispozicion tifozëve të Milanit, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre në “Twitter” dhe në disa të fundit ai ka shprehur edhe një dëshirë të madhe për të ardhmen në radhët e “Djallit”.THEO HERNANDEZ

“Ëndrra ime e radhës, pasi u transferova te Milani është që një ditë të mbaj shiritin e kapitenit në krah. E imagjinoni, do të ishte një krenari e madhe. Pikërisht kështu, sepse për mua Milani është nder, histori dhe lavdi, – nënvizon francezi, i cili kundrejt pyetjeve për Zlatan Ibrahimoviçin dhe ambientimit me shokët e rinj në Milano nënvizon: “Zlatani nuk ka nevojë për prezantime, pasi mjafton ta shohësh në fushë për të kuptuar se është një futbollist hyjnor, i cili nuk njeh moshë.theo hernandez

Ambientimi im? Hyra shumë shpejt në skemat e Milanit falë meritës dhe ndihmës që më dhanë shokët këtu. Nuk mund të ankohem për asnjë, përkundrazi, dua vetëm t’i falënderoj sepse duket që më vlerësojnë dhe besojnë tek unë. Më shtyjnë çdo ditë që të jap më të mirën për Milanin dhe dua të vazhdoj ta bëj gjatë”, tha Teo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"