Tentuan të zvogëlonin numrin e biletave për shqiptarët, tërhiqen turqit. Ja sa tifozë kuqezinj do të jenë të pranishëm në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 23:51

Tentuan të zvogëlonin numrin e biletave për shqiptarët, tërhiqen turqit. Ja sa tifozë kuqezinj do të jenë të pranishëm në stadium

Në mesditë, “Panorama Sport” publikoi ekskluzivisht problemin e biletave të shkaktuar nga federata turke. Tentativa për të zvogëluar në 1500 praninë e kuqezinjve nuk është realizuar dot nga pala turke. Para pak minutash, ka qenë zyrta për shtyp e FSHF-së që ka bërë me dije se pala turke është tërhequr dhe do të jenë 2500 shqiptarë nesër në stadiumin e Fenerbahçes.

Tifozet

“U tërhoqën. Do të jenë 2500 tifozë shqiptarë. Njoftoni të gjithë shqiptarët dhe tifozët e interesuar të ndjekin ndeshjen në stadium që ka nisur sërish shitja e biletave”, ka njoftuar zyra për shtyp e FSHF-së.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"