“Tentuam të afronim Mesin dhe Pikenë”, Venger: Ronaldo ma “vodhi” Karlos Keirozi, Mbapesë i shkova në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 17:12

“Tentuam të afronim Mesin dhe Pikenë”, Venger: Ronaldo ma “vodhi” Karlos Keirozi, Mbapesë i shkova në shtëpi

Arsen Venger i është rikthyer edhe njëherë të shkuarës dhe sesa pranë firmës me kampionë të ndryshëm ka qenë gjatë karrierës së tij të gjatë me Arsenalin. Gjatë viteve, trajneri francez ka tentuar të sjellë emra të ndryshëm në “Highbury” dhe “Emirates”, të cilat kanë dështuar të materializohen për arsye të ndryshme.

venger

Duke folur për “BT Sports”, ish-tekniku i “Topçinjve” tregoi detaje sesi dështoi që të transferonte Kristiano Ronaldon, Kilië Mbapenë, Xherrard Pikenë dhe Lionel Mesin, të cilët kanë qenë në radarët e Arsenalit. Portugezi ishte pranë Arsenalit përpara se të transferohej te Mançester Junajtid për 12 milionë paund nga Sportingu i Lisbonës në gusht 2003. Edhe vetë CR7 e ka pranuar një fakt të tillë dhe Venger thotë se transferimi do të ishte i suksesshëm nëse nuk do kishte qenë ndërhyrja e Karlos Keirozit. Trajneri portugez iu bashkua “Djajve të kuq” në vitin 2002 si ndihmës i Sër Aleks Fergusonit dhe ndikoi te skocezi për ta bindur që të blinte Ronaldon.

ronaldo

“Kristiano ishte shumë pranë nesh. Fati i keq për ne ishte se Keiroz iu bashkua Junajtidit dhe në një javë bindi Fergusonin që të blinte Ronaldon”, kujton sot Venger. Por për Mbapenë është një tjetër histori. Heroi i PSG-së në ndeshjen e fundit me Barçën në Champions, erdhi nga akademia e Monakosë përpara se të transferohej në Paris për 166 milionë sterlina në gusht të vitit 2017: “Ne flasim për Ronaldon, i cili ishte në qendrën tonë stërvitore me fanellën e Arsenalit. Ne flasim për Mbapenë dhe unë isha në shtëpinë e tij kur ai ishte i pavendosur për të rinovuar me Monakonë. Ai do të kishte ardhur tek Arsenali me parametër zero”.mESI

Francezi i dhuroi një mbrëmje të hidhur Xherrard Pikesë dhe Lionel Mesit në Champions të martën, dy kampionë që sipas Arsen Vengerit ishin gjithashtu objektiva të tij. “Ne donim t’i transferonim të tre, Mesin, Fabregasin dhe Pikenë. Ata ishin brezi i vitit 1987-ës dhe luanin të gjithë së bashku. Pike luante në mesfushë në atë kohë dhe shkoi te Mançester Junajtid, Fabregas erdhi te ne, ndërsa me Mesin Barcelona u tregua mjaftueshëm inteligjent duke e mbajtur”, përfundoi 70-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"