Tentoi ta “rrëmbente” Flamurtari, sulmuesi që shënoi 20 gola në sezonin e fundit zgjedh… Prishtinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2022 | 23:27

Tentoi ta “rrëmbente” Flamurtari, sulmuesi që shënoi 20 gola në sezonin e fundit zgjedh… Prishtinën

Kreshnik Uka ishte një nga futbollistët më të spikatur të sezonit që sapo lamë pas në Superligën e Kosovës. Sulmuesi arriti të shënonte plot 20 gola, teksa kishte zgjuar interesin e Flamurtarit të Vlorës në merkato.

Kreshnik-Uka-1

Drejtuesit kuqezinj tentuan të “rrëmbenin” në merkato sulmuesin e Drenicës, por nga raportimet e fundit që vijnë nga Kosova, bëhet me dije se Uka ka arritur akordin me Prishtinën dhe do t’i bashkohet skuadrës së trajnerit Ismet Munishi.

“Kanal10” mëson se Uka tanimë ka arritur marrëveshje me bardhekaltrit dhe shumë shpejt gjithçka do të bëhet zyrtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"