Tensioni te Partizani, reagon klubi i kuq: Ja e vërteta me Sormanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2020 | 23:59

Tensioni te Partizani, reagon klubi i kuq: Ja e vërteta me Sormanin

Klubi i Partizanit ka reaguar pas lajmit të publikuar sot në “Panorama Sport”, se trajneri Sormani kishte braktisuar stërvitjen në një moment tensioni. Përgjegjësi i zyrës për shtyp, Olsi Ranxhi ka sqaruar për gazetën se nuk ka ndodhur asgjë e ekzagjeruar dhe se ka qenë vetëm një moment nervash, që mund t’i ndodhin gjithkujt në punë.
sormani_0
“Stërvitja ka vijuar normalisht dje. Trajneri në një moment të caktuar është mërzitur pak sepse lojtarët nuk po e kryenin si duhet një ushtrim. Pati vetëm kritika krejtësisht normale dhe një moment pauze për një minutë, por nuk e ka braktisur seancën. Të gjithëve na ndodh që edhe të kemi një moment mërzie gjatë punës, por kjo jo detyrimisht përkthehet në tension, apo mungesë harmonie. Përkundrazi, mund t’ju them se atmosfera është shumë e mirë dhe se stafi vazhdon punën me përkushtim. Në çdo klub ka momente të tilla, sepse sporti i tillë është, por nuk duhet t’i ekzagjerojmë këto momente “pikante” gjatë stërvitjes dhe t’i transmetojmë ato si probleme serioze. Aq më tepër që jemi në një fazë të rëndësishme të sezonit. Te Partizani është gjithçka në rregull”, u shpreh Ranxhi për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"