Tensioni te Kukësi, menaxheri Halili drejt dorëheqjes

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 6, 2017 | 10:41

Tensioni te Kukësi, menaxheri Halili drejt dorëheqjes

Situata te Kukësi ësh të e nderë. Sikur të mos mjaftonte humbja ndaj Skënderbeut në Korçë, përplasjet e fundit mes trajnerit dhe drejtuesve kanë thelluar edhe më tej krizën. “Panorama Sport” raportoi dy ditë më parë debatet që ishin bërë në mbledhjen e zhvilluar të dielën në prani të presidentit, pjesëtarëve të stafit teknik dhe një grupi lojtarësh.

Halili

Përplasjet kanë qenë të forta mes menaxherit të klubit, Naim Halili, si dhe serbit të pankinës. Sipas asaj që raporton televizioni “Top Channel”, zyrtari i lartë i Kukësit ka konfirmuar se marrëdhënia e tij me presidentin Gjici nuk është aspak e mirë në këto momente. Gjithashtu Halili është shprehur se mund të qëndrojë larg skuadrës deri në largimin e trajnerit Milinkoviç.

Nga ana tjetër, ky i fundit është ndier i ofenduar nga ato që janë thënë në mbledhje, ndërsa aludon edhe me “Panorama Sport” duke paralajmëruar se do ta padisë. Mirëpo, gazeta i qëndron asaj që ka botuar për lexuesin e saj në numrin e së hënës.

gjici milinkovic3

“Në atë pjesë në gazetë, ku thuhet, menaxher Halili, ju siguroj se po të kishte thënë një fjalë të vetme nga ato, unë do të kisha ikur”, ka thënë Milinkoviç duke iu referuar asaj që është botuar në “Panorama Sport”. Tashmë marrëdhënia e tij me Halilin është e ngrirë, ndërkohë që ky i fundit pritet të rikthehet te Kukësi vetëm kur serbi të largohet nga drejtimi i skuadrës dhe presidenti Gjici të emërojë një tjetër trajner.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim, në një kohë që vlen për t’u theksuar se për trajnerin dhe skuadrën në tërësi, në lojë është edhe një ultimatum nga Gjici për tri fitore radhazi kundër Lushnjës, Teutës dhe Luftëtarit.






www.minuta90.com