Tension te “pancerat”, Ozil dhe Gomez nuk gjejnë paqe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2018 | 20:43

Tension te “pancerat”, Ozil dhe Gomez nuk gjejnë paqe

H umbja ndaj Mek sikës nuk ka kalu ar akoma për gjermanët, të cilët tani ndodhen më shumë në presion se kurrë. Një hap fals ndaj Suedisë do të thoshte një eliminim i tyre i parakohshëm nga Botërori. Lojtarët janë të vetëdijshëm për këtë gjë. Ata janë munduar të qëndrojnë larg presionit mediatik duke kërkuar të ruajnë qetësinë në prag të një ndeshjeje si kjo. Miroslav Klose deklaroi se skuadra gjermane punon më mirë nën presion dhe se nesër beson te një rezultat pozitiv ndaj nordikëve. Ai mori si shembull ndeshjet e “paly-off”-it kundër Ukrainës në vitin 2001.

article-0-13986C62000005DC-548_634x433

Mario Gomez sulmoi në një moment gazetarët kur e pyetën për ndeshjen e ndaj Meksikës. “E dimë çfarë na pret ndaj Suedisë. Tani për ne këto dy përballjet e fundit nuk janë më ndeshje grupi, por me eliminim direkt. Edhe nëse fitonim ndaj Meksikës, prapë do të na duhej të fitonim me Suedinë në ndeshjen e dytë për të dalë nga grupi.

Ndaj ju sugjeroj të mos i hidhni më shumë benzinë zjarrit”, u shpreh sulmuesi. Gomezi pati mundësinë të luante disa minuta ndaj Meksikës, duke pasur një shans për të barazuar rezultatin, por ai u tregua shumë i ngathët në lëvizje dhe kështu nuk arriti të godasë dot portën. Mesut Ozil është një tjetër lojtar që pati probleme pas ndeshjes. Kritika të shumta për foton me Erdoganin, që duket se nuk do të harrohet lehtësisht nga tifozët gjermanë, të cilët e vërshëllyen gjatë ndeshjes me Meksikën.

Fantazisti është shumë i plogësht në fushë dhe kjo nuk u ka pëlqyer shumë prej ishlojtarëve të kombëtares, të cilët nuk i kanë kursyer sulmet kundër tij. Ozil u konfrontua së fundmi me një reper gjerman, Fler. Reperi e quajtur atë në “Twitter” bir k…. Mesfushori iu kundërpërgjigj duke i ofenduar mamanë. Trajneri Lëv ndërkohë zgjodhi të largonte mendjen duke vrapuar përgjatë bregdetit në Detin e Zi në Soçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"