Tension te Milani pas humbjeve, në Itali janë të bindur se tani rrezikon… Maldini

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2023 | 23:13

Tension te Milani pas humbjeve, në Itali janë të bindur se tani rrezikon… Maldini

Humbja në Udineze ka konfirmuar tashmë se Milani është në krizë, një kampion që ka rënë -23 nga kryesuesi aktual i kampionatit, do të thotë se nuk ka bërë mirë llogaritë dhe tashmë faji nuk është vetëm i trajnerit dhe lojtarëve.

6f8908f07583896a593893f35a45bda6-84114-oooz0000

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, rreziku i moskualifikimit në Ligën e Kampioneve, ka vënë në dyshim të gjithë projektin e ndërtuar në verë nga kuqezinjtë. Pioli është vënë në diskutim, shumë lojtarë gjithashtu, por edhe Paolo Maldini.

Zgjedhjet e tij, bashkë me të Masara, nuk kanë sjellë frytet që kërkoheshin dhe afrimet e merkatos në këtë edicion kanë rezultuar thuajse të gjitha dështime të njëpasnjëshme. Ndaj kualifikimi në Ligën e Kampioneve bëhet vendimtar, ashtu si edhe pjesëmarrja në sezonin aktual ku një rezultat prestigjioz në vijimin e turneut mund të vlerësojë të suksesshëm sezonin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"