Tension te Mançesteri, Pogba i kërkon Murinjos t’i ndryshojë pozicionin në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 12:46

Tension te Mançesteri, Pogba i kërkon Murinjos t’i ndryshojë pozicionin në fushë

Pol Pogba ka kërkuar që pozicioni i tij në skuadrën e Mançester Junajtid të ndryshojë, pasi mesfushori francez nuk ka luajtur në skemën aktuale gjatë javëve të fundit.

DWByrd2WAAIUCgk

Pogba është aktivizuar nga Zhoze Murinjo në një rol më në thellësi të mesfushës së bashku me Nemanja Matiçin, por humbjet e fundit kanë ekspozuar defektet e tij në mbrojtje dhe e penguan atë që të diktojë ndeshjet.

24-vjeçari është zëvendësuar në dy nga tri ndeshjet e fundit të Junajtid, përfshirë humbjet ndaj Totenhemit dhe Njukasëllit. Tani, sipas francezes “L’Equipe”, futbollisti më i shtrenjtë në historinë e klubit ka kërkuar ndryshimin e pozicionit të tij në fushë në krahun e majtë të mesfushës me tre lojtarë.

DWHmrLtXcAAjrvK

Por, nëse Murinjo vendos që t’i ndryshojë skemat e tij dhe ta akomodojë Pogbanë atje ku ai preferon në skemën 4-3-3, atëherë kush do të jetë “koka e turkut”?

Romelu Lukaku e ka të garantuar vendin e tij të titullarit si sulmues i vetëm në majën e repartit, ndërsa Aleksis Sançez është një emër i madh i ardhur në merkaton e janarit, kështu që kiliani pritet të jetë titullar.

Forma e shkëlqyer e Xhesi Lingardit këtë sezon do ta bënte të pandershme që ai të humbiste një vend në skuadrën titullare dhe Junajtid do të jetë gjithnjë në kërkim të një injeksioni shpejtësie, çka do të thotë se Antoni Marsial dhe Markus Rashford duhet të jenë gjithashtu në fushë.

jose-mourinho-mufc

Ndërkohë, ish-kapiteni Roi Kin e këshilloi Pogbanë që të përqendrohet më shumë te forma e tij sesa në pozicionin ku luan. “Nëse luan në mesfushë, atëherë duhet të jesh në gjendje për të luajtur si në mesfushën me dy veta ashtu edhe në atë me tre. Ai djalë duhet të luajë më mirë dhe të përqendrohet se çfarë kërkohet në të vërtetë nga futbolli”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"