Tension te Belshi, Kukësi fiton në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2015 | 21:24

Tension te Belshi, Kukësi fiton në fund

belshi flamurtariDje janë luajtur dy takimet e radhës në Kategorinë e Tretë, ku bie në sy numri i lartë i golave të shënuar. Kështu, në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamzë është luajtur takimi mes Bulqizës dhe Kukësit B, ku këta të fundit kanë arritur të fitojnë në shifrat 4-3. Ndërsa në Elbasan është zhvilluar takimi mes Belshit dhe Flamurtarit B, ku këta të fundit kanë arritur të marrin trepikëshin pas një loje më të mirë dhe tre golave të shënuar. Në këtë ndeshje ka pasur edhe tension mes lojtarëve të dy ekipeve, por duhet thënë se gjithçka është zgjidhur në moment nga gjyqtarët e ndeshjes, duke ndëshkuar Mezinin e Belshit me karton të kuq.

Ndeshjet

Flamurtari B ka mundur pastër Belshin në shifrat 3-0, edhe pse loja ishte e fortë nga të dy kampet. Islamaj i kaloi shumë shpejt vlonjatët në avantazh që në minutën e 2-të, ndërsa Lilaj më pas në të 18-n i dyfishoi shifrat. Ndërkohë, në të 33′ ekipi i Belshit humbi një 11- metërsh dhe pjesa e parë u mbyll 2-0 për kuqezinjtë. Në të dytën ka kohë edhe për një gol nga Toska në minutën e 56-të, duke e mbyllur krejt takimin në shifrat 0-3. Ndërkohë në ndeshjen tjetër të luajtur në Kamzë golat nuk kanë munguar. Të parët që kanë shënuar ishin kuksianët me anë të Toçillës që në minutën e 8-të, por 10 minuta më vonë është Balliu që i barazon shifrat për ekipin e Bulqizës. Loja vazhdon me shumë ritëm nga të dyja skuadrat dhe bulqizakët do të arrijnë të përmbysin duke kaluar në avantazh me anë të Rizvanit, i cili, pasi kalon një nga mbrojtësit kundërshtar dhe më pas portierin, arrin të realizojë pa shumë vështirësi. Por, Kukësi do të barazojë shumë shpejt me anë të Gjutës, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet në barazim 2-2. Në fraksionin e dytë golat do të shënohen të gjithë në fund dhe në minutën e 82-të është Plloçi për Bulqizën që realizon golin e tretë. Ekipi i Kukësit nuk dorëzohet dhe Qafa në të 88′ dhe Gjurra një minutë më vonë i japin fitoren skuadrës së tyre.

Përgatiti: A. Dushku/ V. Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"