Tension te Bajerni, Salihamixhiç sherr me Flikun për blerjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2020 | 22:01

Tension te Bajerni, Salihamixhiç sherr me Flikun për blerjet

Trajneri i Bajernit, Hansi Flik, ishte shprehur i pakënaqur me skuadrën që kishte në dispozicion. Dëmtimet e shumta i kanë përgjysmuar bavarezët, të cilët i pret një sezon i vështirë. 

hasan-salihamidzic-600

Flik kërkoi nga Hasan Salihamixhiç që të vepronte sa më shpejt në merkato në mënyrë që skuadra të ishte gati për ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Hertës së Berlinit më 19 janar. Ky i fundit i është kundërpërgjigjur trajnerit të kampionëve gjatë një interviste për “Sport 1” duke thënë se trajneri kishte kërkuar dy përforcime, por që sipas tij nuk ishin të lehta për t’i realizuar.

Sa të gatshëm jeni për t’ia plotësuar trajnerit dëshirat në merkato? 

Hansi doli në përfundimin se skuadra ka nevojë të forcohet me lojtarë të tjerë. Ai e ndien presionin dhe pritshmëritë që kanë njerëzit për trajnerin e parë.

Kemi qenë shpesh në kontakt dhe kemi biseduar për skuadrën. Jemi duke provuar mundësitë që jemi, por është e vështirë. Për të sjellë lojtarë të tjerë në skuadër nuk është e lehtë. Ekipet e tjera nuk i lejojnë lojtarët e mirë të largohen lehtësisht. U habita nga deklarata e Hansit në lidhje me gjendjen e skuadrës, në bisedat tona ai është shprehur ndryshe.

 Do të ketë transferime në janar?

Më pëlqen të mos nxitohem në punën time. Do të shohim me kujdes tregun dhe së bashku me Kahn dhe pjesën tjetër të stafit do të bëjmë lëvizjet tona. Nuk kemi ardhur ende në konkluzione konkrete.

Do të tentohen blerje përfundimtare apo huazime?

E vetmja gjë që nuk ekziston janë lojtarë në fund të kontratës. E rëndësishme është që futbollistët që do të vijnë do të jenë të pranueshëm për mentalitetin e klubit.

1171678555.jpg.0

Vjen Sane në janar?

Sane tani? Nuk është e mundur. As mos e mendoni.

Si e vlerësoni punën e Flik? 

Hansi na ndihmoi para Krishtlindjeve dhe besoj do të bëjë të njëjtën gjë edhe në pjesën e dytë të sezonit. Objektivat janë të qartë dhe besoj se në fund do të jemi aty ku duam.

Çfarë detyrash keni në rolin e ri? 

Detyrat e mia kanë ndryshuar pak. Kam më shumë përgjegjësi por puna është e njëjtë.

Si e shihni ardhjen e Kahnit në klub?

Kemi luajtur për shumë vite me njëri-tjetrin ku kemi fituar shumë trofe. Është një ndjesi e mirë të punosh me të. Oli ka ndryshuar shumë në krahasim me atë që ka qenë në fushën e lojës. Në muajt e fundit kam kontaktuar shpesh më të ku kemi shkëmbyer mendime për skuadrën dhe punën që e pret te Bajerni si drejtues. Ai është një njeri shumë pozitiv.

 Dueli midis Nojer dhe Nybel, kush do të jetë numri 1? 

Manuel është kampion bote, numri 1 i skuadrës sonë. Një reagim i tillë, ishte i pritshëm nga ai. Mund të them se transferimi i Nybel në Mynih do të rrisë më shumë kualitetin e skuadrës së Bajernit në të ardhmen.

E kemi marrë atë lojtar pa paguar asnjë qindarkë dhe kjo është për t’u vlerësuar. Nybel e di që Manuel është numri 1, dhe mezi po pret të bashkëpunojë më të. Dhe Nojer e di që Aleksandër është një nga portierët më të talentuar në Europë.

Do të rinovohet me Nojerin? 

Ia kam bërë të ditur Nojerit para se të përfundonte faza e parë e sezonit se jemi të gatshëm të rinovojmë bashkëpunimin me të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"