Tension te Bajerni, Flik paralajmëron lojtarin e tij: Merr përgjegjësi dhe vendos!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 20:36

Tension te Bajerni, Flik paralajmëron lojtarin e tij: Merr përgjegjësi dhe vendos!

Situata e David Alabasë te Bajern Mynih ka vënë në pozitë të vështirë trajnerin e kampionëve të Europës Hansi Flik. Tekniku gjerman i kërkon mbrojtësit austriak të ndajë mendjen për të ardhmen.
1606071692_748801_noticia_normal
Alaba nuk pranon kushtet e ofruara nga drejtuesit bavarezë për rinovimin e kontratës duke ndezur spekulimet se mund të largohet nga klubi në përfundim të sezonit.

Flik i bën me dije lojtarit të tij të “marrë përgjegjësi për të ardhmen e tij”.

“Davi është një njeri shumë i mirë dhe futbollist i shkëlqyer. Ai është shumë i dashur në skudër dhe mes tifozëve dhe i bashkon mirë të dyja palët. Ai duhet të marrë përgjegjësi dhe të vendosë se çfarë është më e rëndësishme për veten e tij”, deklaroi Flik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"