Tension në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, gjyqtari ndëshkon 4 lojtarë me karton të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2018 | 16:45

Tension në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, gjyqtari ndëshkon 4 lojtarë me karton të kuq

Vora ka kaluar edhe një tjetër pengesë të fortë dhe tashmë pret vetëm zyrtarizimin si skuadra që do të ngjitet në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm.

Ada Vora

Në sfidën e luajtur dje në Shkodër ndaj Adës, vorakët kanë dominuar duke fituar 8-2, ndërsa janë ndëshkuar katër lojtarë me kartonë të kuq.

NDESHJA – Të parët kanë gjetur golin ishin miqtë në të 10-ën me autor Mziun. Në të 44-ën, Fuçia i çon shifrat në 2-0. Me fillimin e pjesës së dytë ka një ndëshkim me karton të kuq. Gjyqtari nuk e fillon lojën për rreth 10 minuta dhe pas debatesh të shumta, ai ndëshkon me karton të kuq ende pa u shkelmuar topi futbollistin velipojak Çoçja.

Kështu që Ada e nis pjesën e dytë me 10 lojtarë. Nga ky vendim loja u tensionua. Në minutën e 53-të shënon Galica për Adën. Por, miqtë përfitojnë ngaqë vendësit luajnë me një futbollist më pak dhe në të 58-ën shënojnë sërish me Fuçinë dhe thellojnë avantazhin po me këtë lojtar në të 63-ën.

Ada

Miqtë gjejnë sërish portën e Adës me Laçkën në të 66-ën dhe Mahmutajn në të 72-ën. Në të 75-ën, Guri i Adës dhe Gjikola i miqve përplasen me njëri-tjetrin dhe gjyqtari i ndëshkon me kartonë të kuq. Nga kjo minutë në fushë është luajtur formalisht, por Galica gjen golin e dytë për Adën në të 85-ën dhe i gjithë takimi përfundon 2-8 për vorakët.

ESAT YMERI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"