Tension në Kategorinë e Dytë, plas sherri mes lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 12:43

Tension në Kategorinë e Dytë, plas sherri mes lojtarëve

Naftëtari fiton në frymën e fundit ndaj Albpetrolit falë golit të Kovaçit, në një ndeshje ku pati jo pak tension dhe ekipet u detyruan të luanin me nga 10 lojtarë për afro 60 minuta. Kuçovarët riktheheshin në fushën e tyre pas fitores me Labërinë, por këtë herë vuajtën shumë me patosarakët.

Naftetari-Albeptroli

Naftëtari kërkoi golin që në fillim, kur Kopaçi dhe Koroveshi rrezikuan portën e Tozajt. Minuta e 33-të regjistron një incident të pakëndshëm, ku protagonist është futbollisti mik, Balla. Fillimisht ai ndërhyn në mënyrë të parregullt dhe më pas me lojën e ndalur, godet futbollistin kuçovar, Ardian Gega.

Naftetari vs Albpetroli

Mirëpo, kartoni i kuq nuk u dha vetëm për Ballën, por çuditërisht edhe për Gegën. Një i kuq që u diskutua gjatë nga kuçovarët, të cilët protestuan fuqishëm. Pavarësisht konsultimeve me vëzhguesin Guçe, kryesori nga Vlora, Çela, dukej i vendosur në vendimin e tij. Me mungesën e mesfushorit kryesor, Ardian Gega, Naftëtari e pati të vështirë, por gjithsesi insistoi deri në fund për të marrë tri pikë. Vendësit krijuan raste pa fund, madje u godit edhe shtylla dhe pretenduan për një penallti.

Naftetari6

Megjithatë, goli i shumëpritur vjen në çastet e fundit. Pas një harkimi në zonë shënon beratasi Kovaçi me kokë dhe u jep tre pikë të çmuara kuçovarëve, të cilët e mbyllën fazën e parë në vendin e katërt me 24 pikë.

naftetari

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"