Tension në Kategorinë e Dytë, futbollisti i Butrintit qëllon me pëllëmbë kundërshtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2020 | 14:25

Tension në Kategorinë e Dytë, futbollisti i Butrintit qëllon me pëllëmbë kundërshtarin

Nuk mund të mungojnë incidentet në Kategorinë e Dytë, as në këtë vit të ri 2020. Një situatë aspak normale është regjistruar në minutën e 14-të të sfidës mes Albpetrolit dhe Butrintit që është duke u zhvilluar në Patos.

dHRAMI

Sulmuesi i skuadrës sarandiote, Fabio Dhrami, nuk është përmbajtur teksa ka qëlluar me pëllëmbë futbollistin e Albpetrolit Viktor Gjyla. Kjo gjë nuk i ka shpëtuar gjyqtarit kryesor Olsi Sokoli, i cili e ka ndëshkuar me karton të kuq Dhraminin në minutën e 14-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"