Tension në Fushë-Krujë, drejtuesi i klubit të Kategorisë së Parë i vërsulet arbitrit. Ndërhyjnë forcat e rendit (FOTOT)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 9:48

Tension në Fushë-Krujë, drejtuesi i klubit të Kategorisë së Parë i vërsulet arbitrit. Ndërhyjnë forcat e rendit (FOTOT)

Iliria vuan shumë, por merr 3 pikë me mjaft vlera ndaj Turbinës në “Redi Maloku”. Fushëkrujasit kanë triumfuar falë golit të Armando Pashës në minutën e 11-të dhe më pas kanë administruar me qetësi rezultatin. 

kastrioti-iliria

Cërrikasit, edhe pse dominuan pjesën më të madhe të takimit, nuk arritën ta gjenin golin edhe për meritë të portierit Shera. Në fund të pjesës së parë pati një moment acarimi, kur shefi i klubit të Turbinës, Engjëll Belshi, iu vërsul arbitrave që po futeshin në dhomat e zhveshjes.

tension tur

Forcat e rendit e kanë menaxhuar me qetësi situatën. Pretendimet e cërrikasve ishin për një gjykim tendencioz në dëm të tyre, konkretisht ata kanë pretenduar për dy penallti të mohuara. Ndeshja pati edhe dy kartonë të kuq, një për Vathin e miqve dhe një për Gunin e Ilirisë.

turbina tension

NDESHJA

Loja nis me Ilirinë në sulm, i afrohet golit me Xhaferrin, i cili nuk është i saktë me kokë. Tenton dhe Rimal Haxhiu, devijon portieri Kuka. Në minutën e 11-të vjen goli. Armando Pasha merr një top nga mesfusha, driblon mbrojtjen mike dhe mposht Kukën. Iliria në avantazh, cërriaksit hidhen në sulm dhe i afrohen në disa raste portës së Sherës, por pa rrezik konkret. Në dy raste te Turbina pretendojnë për prekje të topit me dorë, por kryesori Yzeiraj vazhdon lojën. Në pjesën e dytë loja bëhet më e ashpër, me ndërhyrje të rënda nga të dyja krahët.

Iliria shfaqet rrezikshëm me Xhaferrin dhe Demirajn, por pa rrezik serioz. Vathi ndëshkohet me të verdhin e dytë për një ndërhyrje në dëm të Lilajt dhe e lë skuadrën e tij me 10 vetë në minutën e 65-të. Për ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit ndëshkohet me të kuq edhe Guni i Ilirisë dhe rikthehet balanca në fushë. Turbina ka një rast ideal për barazim, por goditja e kapitenit Roshi përplaset në shtyllë, topi kthehet në lojë dhe Levendi gjuan direkt, por Shera i mohon golin. Me këtë fitore Iliria ngjitet në vend të 5-të, me 14 pikë. Pas ndeshjes, trajneri Stojku s’foli.

BUJAR BALLIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"