Tension në dhomat e zhveshjes, te Kukësi pritet furtunë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2017 | 16:01

Tension në dhomat e zhveshjes, te Kukësi pritet furtunë…

Humbja katastrofike në shtëpi ndaj Lushnjës, duket se nuk do kalojë pa pasoja të mëdha te Kukësi. “Panorama Sport” mëson se trajneri Milinkoviç e ka marrë vendimin e tij për t’u larguar nga stoli i verilindorëve dhe këtë gjë do t’ia komunikojmë edhe presidentit Gjici. Ky moment i vështirë që po kalon skuadra verilindore pritet të prekë edhe futbollistët.

gjici-kukesi-470x353

 

Ndërkohë në përfundim të takimit, gazetari i “Supersport” Elvis Rexha, në një lidhje të drejtpërdrejtë ka njoftuar për një tension në dhomat e zhveshjes.

“Pati një mbledhje në dhomat e zhveshjes dhe ishte mjaft e tensionuar, me tone të larta. Trajneri Milinkoviç nuk ka qenë prezent, pasi ka qëndruar në stol së bashku me ndihmësin e tij”, u shpreh gazetari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"