Tension në Ballsh, tifozët kapen me presidentin Pashk Laska

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2020 | 23:55

Tension në Ballsh, tifozët kapen me presidentin Pashk Laska

Të pranishmit në stadiumin “Adush Muça” gjatë gjithë takimit mes Bylisit dhe Laçit kanë qenë shumë të acaruar me gjykimin e kryesorit Klodian Shahini dhe gjatë gjithë kohës e kanë kontestuar ashpër gjykimin e tij.

pashk laska

Ndërkohë, pas ndeshjes të pranishmit u janë drejtuar me fjalë dy drejtuesve më të lartë të skuadrës mike. Presidentit Pashk Laska edhe Naim Halili kanë pasur një debat verbal me mbështetësit e irrituar vendës. Megjithëse ata ishin duke dalë nga stadiumi, është dashur ndërhyrja e menjëhershme e presidentit Besnik Kapllanaj për ta qetësuar situatën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"