Tension i lartë përpara përballjes/ Klop: Çelsi shpenzime të çmendura, Lampard i përgjigjet: Po ju?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 19:59

Tension i lartë përpara përballjes/ Klop: Çelsi shpenzime të çmendura, Lampard i përgjigjet: Po ju?

“Shkëmbimi i kortezive” kishte nisur javën e shkuar, kur Jyrgen Klop e drejtoi gishtin kundër Çelsit dhe merkatos së çmendur me mbi 200 milionë paund shpenzime që ka sjellë deri më sot në “Stamford Bridge” Haim Zijeh, Timo Verner, Ben Çiluell, Kai Haverc, Tiago Silva apo Malang Sarr.

Klop dhe Lampard

“Nuk mund të sillemi si klube që kanë pas shpatullave oligarkë, nuk mund të bëjmë si Çelsi”, ishin fjalët e teknikut gjerman të Liverpulit që të dielën do të ketë përballjen direkte me blutë e Londrës. Frenk Lampard, përpara debutimit të tij këtë sezon në Premier Ligë, iu kundërpërgjigj, duke i kujtuar rivalit të tij, me të cilin në korrik ishte përplasur verbalisht në fushë për një faull të kontestuar, se Çelsi bëri thjesht atë që Liverpuli i tij kishte bërë në të shkuarën, duke hapur portofolin dhe blerë gjithçka mund të blihej dhe jo vetëm pas merkatos së pezulluar.

REPLIKA E FRENKIT – “Nuk ka kuptim të bëjmë llogaritë. E dimë që Liverpuli ka shpenzuar shumë. Le t’u hedhim një sy lojtarëve si Van Dajk, Alison, Fabinjo, Keita, Mane dhe Salah. Lojtarë të pabesueshëm, të cilët kanë ardhur për një çmim shumë të lartë. Por, e vërteta është se pjesa më e madhe e klubeve që fitojnë titullin në ditët e sotme kanë blerë shumë dhe me çmime shumë të shtrenjta.

klopplampard-2019-20_180vp6tl4jnho1itm2ww9e7rn7

E dimë nivelin e Liverpulit. E dimë që kanë një trajner të jashtëzakonshëm dhe lojtarë fantastikë. Gjëja me të vërtetë inteligjente që kanë bërë është ajo e të besuarit te trajneri i tyre dhe në sistemin e tyre të lojës për shumë vite. Historia e tyre është e madhe, është një histori ku kanë shpenzuar shumë para për lojtarët”, tha Lampard, duke shtuar pas fitores së djeshme kundër Brajtonit: “Mendoj se luajtëm mirë. Kemi katër ditë që jemi së bashku për të pretenduar që gjithçka të shkojë shkëlqyeshëm. Nuk luajtëm aq rrjedhshëm, por do të punojmë për këtë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"