Tenistja angleze kalon ditëlindjen më të vështirë, i vjedhin makinën kur festonte: Ka edhe më keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 13:24

Tenistja angleze kalon ditëlindjen më të vështirë, i vjedhin makinën kur festonte: Ka edhe më keq

Tenistja britanike, Helter Uatson ka festuar këtë fundjavë ditëlindjen e saj të 31 dhe së bashku me shoqërinë, ka zgjedhur një nga lokalet e qytetit teksa në shtëpinë e saj po bëhej një tjetër “festë”.

TENISTJA

Duke përfituar nga fakti se ajo nuk ndodhej në shtëpi, hajdutët kanë arritur të hyjnë dhe kanë marrë makinën që ndodhej e parkuar në një garazh nëntokësor. Diçka të tillë, e ka zbuluar vetë sportistja e cila në fakt e ka marrë me shumë sportivitet.

“Gëzuar ditëlindjen për mua. Më besoni që kur diçka shkon keq, ka gjithmonë edhe më keq. Gjithçka ndodhi kur më vodhën makinën në garazhdin nëntokësor te shtëpia ime, kur ishte edhe në vëzhgim 24 orësh”, u shpreh tenistja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"