“Tenis” i Spartakut dhe Eagles, skuqet sfida në Elbasan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2015 | 16:47

“Tenis” i Spartakut dhe Eagles, skuqet sfida në Elbasan

sopoti bStartoi dje java e 21-të e kampionatit të Kategorisë së Tretë. Dy skuadrat Sopoti B dhe Djelmia nuk u paraqitën, çka bën që ekipet respektive Valbona dhe Golemi, sipas rregullores, të marrin tri pikët në tavolinë.

Ndeshja

Spartaku, “tenis” ndaj Akademisë Ajaks.

Ka qenë një lojë e bukur dhe e hapur, përpos kushteve atmosferike që ishin të rënduara, për shkak të reshjeve. Djemtë e rinj shkodran të Akademisë kanë luajtur bukur, por kanë qenë të pafuqishëm përballë skuadrës së Spartakut, që i ka ndëshkuar jo pak, por 6 herë. Pasi mbyllën një pjesë të parë 2-0 me golat e Gurrës dhe Ermal Rizvanit, në pjesën e dytë shënuan edhe 4 gola të tjerë, që mbajnë për autor përsëri Gurrën, Kuçin, Xhaçin dhe Musteqja. Në sfidën tjetër, FC Kevitan, skuadra që u ngjit në të Dytën, tashmë ka mposhtur 2-1 Bulqizën. Duke qenë një sfidë me rivalitet, ishin marrë të gjitha masat organizative, si dhe forca të shumta policie. Kjo ndeshje u ndoq me mjaft interesim, madje kishin shkuar edhe rreth 50-60 tifozë nga Bulqiza.

Në të 22-ën, Arnold Hyseni nxjerr Kevitanin në avantazh. Në pjesën e dytë do të shënoheshin edhe dy gola, nga një për secilën skuadër. Në të 60-ën, Mziu dyfishon shifrat. Kur pritej fundi i takimit, Rrushi ngushton rezultatin. Kështu, me fitoren e Kevitanit do të mbyllej kjo sfidë. Goleadë në sfidën midis Eagles dhe Internacionalit. Me dy dopieta të Armando Bardhit, Ergys Nezirit dhe dy golave të shënuar nga ana e presidentit të klubit Shqiponja, Erind Pysqyli, si dhe të portierit Elton Dibra, Eagles bën “tenis” ndaj ekipit të drejtuar nga Mirjet Vllacaj.

Grupi B

Tripletë e Golemit ndaj Shkëndijës së Durrësit. Ka qenë ndeshja e parë zyrtare në shtëpi për Golemin, ku ndihmesën më të madhe e ka dhënë vetë bashkia duke plotësuar kushtet infrastrukturore.

Pjesa e parë përfundon në barazim. Në fraksionin e dytë, Golemi shënon edhe dy gola të tjerë me anë të Bahjes. Sfida tjetër, e cila u luajt në Elbasan (Jehona Kozarë- Fushëmbreti) përfundoi në barazim. Ka qenë një përballje që i ka pasur të gjitha: golat, penalltitë dhe kartonët e kuq. Fillimisht kaloi në avantazh Fushëmbreti në minutën e 13- të me anë të Lushnjarit, por më pas barazoi shifrat Kajo për të tijtë. Selmani në pjesën e parë shënon sërish për Fushëmbretin me 11-metërsh dhe në këto shifra mbyllet pjesa e parë, për t’u barazuar sërish pak minuta nga e dyta me anë të Pepës, sërish me 11-metërsh. Në minutën e 62-të, kryesori Bylykbashi nxjerr 4 kartonë të kuq, nga dy për secilën skuadër, teksa lojtarët u përplasën me njëri-tjetrin. Edhe pse ishte ndeshja e parë e këtij gjyqtari si kryesor në këtë kategori, ai tregoi autoritet në fushë, duke mos lejuar për asnjë çast t’i dilte situata nga kontrolli.

SPARTAKU – AAS 6-0

GOLAT: Gurra 16′, 48′, E.Rizvani 34′, Kuçi 53′, Xhaçi 67′, Musteqja 79′
SPARTAKU: Sejdini, M.Menaj, Marko, Musteqja, Milla, E.Rizvani, A.Rizvani, Gurra(S.Kallaku 51′), Ruçi, Kuçi (Mustafaj 62′), Xhaçi.
Trajner: Artan Vangjeli
AKADEMIA AAS: Bilhaer, Beqiri, I.Daija, Beci, Mema, A.Daija, Bejtja (Kurtulaj 55′),Cukaj (Lami 38′), Dodani, Vathi, Çoba.
Trajner: Safet Osja
GJYQTARË: R.Dobruna, J.Kraja, F.Shkëmbi (Tiranë); DELEGAT: D.Farruku (Tiranë)

FC KEVITAN – BULQIZA 2-1
GOLAT: Hyseni 22′, Mziu 60′ / Rrushi 91′
FC KEVITAN: Malaj, Mula, Hajdari, Mziu (E.Marku 94′), Hyseni, Pjetri, Mehmeti,Saliaj, Azizi (Mila 87′), Islami (Meta 90′), Gjikolaj. Trajner: Mark Vataj
BULQIZA: Mema, Kamshi, Pepa, Uka, Xhixha (Bala 67′), Likaj, Molla,Dajti, Halili (Domi 53′), Adili, Rama (Rrushi 46′). Trajner: Hakik Çekiçi
GJYQTARË: A.Stolaj, J.Gjata, A.Koçiaj (Tiranë);
DELEGAT: Genci Xhafa (Kamzë)
KARTONË TË VERDHË: Mziu 11′, Mehmeti 70′ / Pepa 11′, Xhixha 18′, Krosi 25′, Likaj 37′

FC EAGLES – INTERNACIONAL 6-0

GOLAT: Bardhi 11′, 35′, Neziri 13′, 27′, Pysqyli 41′, Dibra 70′ (11-m)
FC EAGLES: Dibra, Hoxha, Kuqi, Rebi, Dosti, Dumi, Veliaj, Demaj (Miti 55′), Neziri(Haxhiu 62′), Bardhi (H.Sulollari 76′), Pysqyli. Trajner: Denis Picoka
INTERNACIONAL: Totoshi, Vllacaj, Eshi, Mani, Myzyraj, Xhediku, E. Sulollari (Muçi 62′),Meçi (Kotarja 56′), Kraja, Eg.Bodini (Qemalli 46′), Brahimaj.
Trajner: Mirjet Vllacaj
GJYQTARË: R.Dobruna, A.Bixhi, D.Tomori (Tiranë);
DELEGAT: Sajmir Brahja (Tiranë)

GOLEMI – SHKËNDIJA D 3-1
GOLAT: Murati 18′, Bahja 56′, 86′ / Avdiaj 23′
GOLEMI: Veliu, Dhima, Zëra (Doko 46′), Çodo, Berberi (Haxhija 78′),Meta, Gjoshi, Torra, Bardhoshi (Koka 76′), Murati, Bahja.
Trajner: Juljan Rakipi
SHKËNDIJA D: Mirashaj, Masha, Avdiaj, Kola, Lalollari (Koleci 78′), Gashi,Dervishi, Nazëraj, Hysa (Hoxha 88′), Tanushi, Gjozi. Trajner: Fatos Kuçi
GJYQTARË: K.Shahini, A.Vila, A.Demiraku (Durrës);
DELEGAT: Arbër Kalemi (Durrës)

JEHONA KOZARË – FUSHËMBRETI 2-2

GOLAT: Kajo 30′, Pepa 51′ (11-m) / Lushnjari 13′, Selmani 35′ (11-m)
JEHONA KOZARË: Çepa, Alushi, Kajo, Haxhiu, Ruçi, Rogozi, Kosova,Pepa, Gica, Dyrmo, Hima. Trajner: Agim Prifti
FUSHËMBRETI: Peqini, Puka, Ballkoçi, Papri, Xhepa, Kaçi, Selmani,Lushnjari, Mezini, Basah, Xhina.
Trajner: Hekuran Jakupi
GJYQTARË: E.Bylykbashi, E.Sinanaj, U.Korra (Elbasan);
KARTONË TË KUQ: Ruçi 62′, Pepa 62’/ Ballkoçi 62′, Peqini 62′

Përgatiti: A.Dushku, V.Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"