Temperaturë e lartë, ish-futbollisti i Partizanit përfundon në spital pas infektimit me COVID

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Tetor 19, 2020 | 23:48


Temperaturë e lartë, ish-futbollisti i Partizanit përfundon në spital pas infektimit me COVID

Koronavirusi është duke u përhapur me shpejtësi në botën e futbollit. Ish-ylli i Partizanit, Kaleb Ekuban është i infektuari i radhës. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi turk, nëpërmjet një deklarate zyrtare. Ekuban u  infektuar gjatë grumbullimit me kombëtaren e Ganës. Për shkak të temperaturës ishte dërguar me urgjencë në spital. 

ekubantrabzonsporhappy

“Pasi futbollisti ynë, Kaleb Ekuban, u kthye nga grumbullimi i kombëtares së Ganës më 13 tetor, u mësua se shoku i tij i dhomës në grumbullim ishte pozitiv me COVID-19. Lojtari ynë, i cili ishte izoluar për shkak se kishte qenë në kontakt me një të infektuar. Ai u trajtua në spital për faktin se kishte temperaturë të lartë. Dy testet e para të bëra dolën negativë. Futbollisti ynë, i cili doli pozitiv me 17 tetor, u dërgua më pas në izolim në shtëpi e tij, ku edhe po trajtohet”, shkruhet në komunikatën zyrtare të Trabzonsporit.

trabzon

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com