Telushi: Po qëndroj në Vlorë, titulli i takon Tiranës nëse mbyllet kampionati, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2020 | 19:06

Telushi: Po qëndroj në Vlorë, titulli i takon Tiranës nëse mbyllet kampionati, por…

Mesfushori i Partizanti Bruno Telushi u shpreh se nëse zbatohet formula e mbylljes para kohje të kampionatit shqiptar për shkak të koronavirusit,titulli i takon Tiranës si kryesuese e kampionatit.

bruno telushi

Megjithatë, futbollisti vlonjat theksoi se mënyra më e mirë do të ishte që kampionati të rifillonte dhe të vazhdonte deri në fund, pasi ka skuadra që besojnë te titulli kampion.

Për emisionin “Fan Zone” të “Supersport”, Telushi rrëfen se është zhvendosur në Vlorë dhe po stërvitet në shtëpi duke zbatuar programin stërvitor individual të vendosur nga stafi teknik i Partizanit.

I zhvendosur në Vlorë: Jam te prindërit e mi në Vlorë. Këtu janë kushtet më të përshtatshme, dal jashtë e stërvitem. Është shtëpi private dhe ndihem rehat. Deri tani nuk ka pasur të infektuar këtu. Shpresoj të mos ketë, jo vetëm në Vlorë, por në gjithë Shqipërinë. Nuk kam dalë fare nga shtëpia, për të qenë sa më i kujdesshëm, pasi frika është te familjarët. Nuk më shkuar as në mendje të dal. Luaj më fëmijët në oborr dhe qetha edhe kokën.

Stërvitja në shtëpi: Në fillim na dhanë një program për të ndjekur. Më vonë trajneri i atletikës bëri një program dhe lidhemi të gjithë dhe bëjmë stërvitje, ne që kemi mundësi. Bëjmë muskuj barku dhe çfarë mund të bëjmë me trajnerin në kushte shtëpie.

Formula për kampionatin: Nuk e di çfarë është folur, por nëse do jetë një zgjidhje të mbyllet këtu, derisa janë të parët, Tiranës i takon titulli. E mira është të luhet deri në fund, kjo është më logjike. Ajo është diçka e drejtë, nga situata që jemi. Mirë është të vazhdojë gara sepse ka ekipe që besojnë deri në fund te titulli”, u shpreh Telushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"