Telushi: Nuk e kam menduar titullin kampion, ndaj Skënderbeut tregojmë muskujt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 19:32

Telushi: Nuk e kam menduar titullin kampion, ndaj Skënderbeut tregojmë muskujt

Bruno Telushi u shpall lojtari më  i mirë i sfidës së sotme. Me golin e shënuar nga 11-metërshi, vlonjati i dha fitoren Partizanit, që e mbylli fazën e parë në vendin e parë. Në prononcimin për “Supersport” mesfushori u shpreh i kënaqur për këtë ecuri dhe foli për ndeshjen e radhës ndaj Skënderbeun si dhe tregoi çelësin e suksesit të këtij Partizani.

Telushi

Mendon që kjo është fryma e grupit më e mirë?

Normalisht që po. Kjo ndeshje sot me grupin fitohej. Këto janë ndeshje delikate dhe Partizani me këtë ka vuajtur më shumë. Sot treguam karakter, edhe pse pësuam një gol me kundërsulm.

Jeni gati për përballjen me Skënderbeun?

E rëndësishme ishte ndeshje e sotme. Se kemi menduar fare Skënderbeun. Tani do mendojmë për Skënderbeun 100%. Është një pasqyrë tjetër. Do të tregojmë karakterin e grupit. Të fitojë kush të jetë më i forti.

Me gjyqtari ç’pate?

Nuk e pash fare arbitrin. Zgjata këmbën për të kapur topin. Kapa topin dhe arbitrin çik më shumë. I kërkova falje.

Çfarë ndryshimi ka ky Partizan nga ai i kaluar?

S’dua të bëj një zgjedhje. Edhe nga ata të vjetshmit s’dua të hedh njeri poshtë. Është forcuar grupi, stafi, drejtori. Jemi bërë si një familje, rrimë të gjithë bashkë. E tregojmë në fushë.

E kishit menduar që do të ishit golashënuesi i Partizanit? Po për kampion keni menduar?

Kur futem në fushë, pozicioni që kam s’më bën të mendoj që të shënoj. Ndihem mirë për ketë pjesë. Nuk e mendoj kurrë për të shënuar çdo ndeshje. Mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Për kampion s’na ka shkuar mendja.  Në ndeshjen me Skënderbeun do të tregohen muskujt

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"