Telushi “hedh poshtë” Gegën: Nuk më ka kërkuar të marr karton, nuk e di se ku i pa Duro 14 “lojtarët” tanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2018 | 22:54

Telushi “hedh poshtë” Gegën: Nuk më ka kërkuar të marr karton, nuk e di se ku i pa Duro 14 “lojtarët” tanë

Për “Supersport” foli dhe lojtari i ndeshjes në “Selman Stërmasi”, Bruno Telushi i cili tha:

bandicam 2018-11-03 19-33-45-707

Në një skuadër ku luajnë disa sulmues e kishe menduar që do ishte ti golashënuesi më i mirë?

Nuk e mendoja mirë. Të gjithë sulmuesit bëjnë lojën që duhet të bëjnë, krijojnë rastin. Ndonjëherë nuk do dhe fati. Edhe goli i sotëm ishte meritë e presorit që më shtyu të shkoja në zonë.

Cfarë i thatë njëri tjetrit pas ndeshjes me Skënderebun?

Të humbësh në futboll është diçka normale, por ndeshjen me Skënderbeeun ne dhamë maksimumin. Patëm më shumë raste se Skënderebeu, ndërsa ata u treguan më të saktë. Ne pas ndeshjes kemi folur me shokët e skuadrës dhe i dhamë kurajo njeri-tjetrit. Thamë se gjërat nuk mbarojnë këtu dhe duhet të vazhdojmë përpara.

Sot u desh të vraponit shumë, dhe ishit paksa jo në formën e duhur fizike. Nuk arritë të merrje karton të verdhë. Të është kërkuar të marrësht karton të verdh sot?

Jo nuk më është kërkuar të marr karton të verdh, thjesht bëra lojën time. Kartoni i verdhë kur do vi do merret. Me thënë të drejtën u ruajta të mos merrja karton të verdh. Sot ishte e rrugës që të merrja karton të verdh, por nuk mund ta merrja.

Partizani “polemizonte” më përpara për arbitrat, ndërsa sot dëgjova një trajner kundërshtar që tha: Luajtëm kundër 14 vetave, A bie dakord me këtë?

Me gjithë respektin që kam për presor Klodin nuk e di ku e pa 14 lojtarët tanë. Vetëm një faull të Roloviç mund të jepej, po prapë ishte 40 metra larg portës. Edhe një rast i Esatit që mund të jepej penallti si rasti i Sebino Plakut në Kamëz që u dha penallti. Nuk jemi favorizuar sot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"