Telushi “aset” për Kukësin, ja cila do të jetë skuadra e Skënder Gegës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 14:40

Telushi “aset” për Kukësin, ja cila do të jetë skuadra e Skënder Gegës

Kukësi i Skënder Gegës do të ketë ndryshime të mëdha, veçanërisht në pjesën ofensive, aty ku skuadra është prekur nga largimet pas përfundimit të sezonit 2019-2020. Pa kryegolashënuesin Vasil Shkurtaj, si dhe Kristal Abazaj e Valon Ethemin, verilindorët kanë humbur pjesën më cilësore që kishin. Mirëpo me afrimet e fundit dhe shpresën se do të përshtaten shpejt me grupin, Gega duhet të improvizojë jo pak në prag të ndeshjes me Slavien e Sofjes, që do të luhet më 27 gusht në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet.
KUKESI
“Panorama Sport”, duke u bazuar edhe te lëvizjet e fundit, ju sjell formacionin që mund të hedhë në fushë Gega në debutimin e tij në stolin e Kukësit. Afrimi i Bruno Telushit nga Partizani e ka blinduar mesfushën, për më tepër që në rolin e tij Kukësi ka edhe dy lojtarë cilësorë, si kapitenin Musolli dhe Vesel Limajn. Në pjesën ofensive, aty ku ndryshimet pritet të jenë më të mëdha dhe të detyruara prej largimeve, do të zënë vend dy afrimet e fundit, pikërisht Albin Gashi dhe Patrik Eze. I pari mund të luajë në të dyja krahët e sulmit, ndërsa nigeriani është një qendërsulmues tipik. Duke shtuar këtu cilësinë e Rrocës dhe Gavazajt, atëherë mbetet për t’u parë se si do të prezantohet Kukësi në sulm.

kalooooo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"