Televizionet kanë ekskluzivitetin, nuk do të hidhen më foto dhe video nga stadiumet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2018 | 10:31

Televizionet kanë ekskluzivitetin, nuk do të hidhen më foto dhe video nga stadiumet

Bashkimi Europian do të votojë në datën 12 shtator normat e reja mbi të drejtën e autorit. Një ndër shumë pikat është ajo që përfshin publikim e videove dhe fotove amatoriale gjatë aktiviteteve sportive.

p063w27s

Bëhet fjalë për publikimet e tyre në rrjete sociale apo në faqe të ndryshme në internet. Është neni 13 që do të çensurojë çdo lloj materiali që cënon të drejtën e autorit. Televizionet paguajnë miliona euro për transmetimin e ndeshjeve dhe ky nen është në favor të tyre.

Mendohet që të krijohet një program që të ndalojë tifozët që të hedhin foto nga brenda një stadiumi, qoftë edhe të tyre personale. Këtë ekskluzivitet do ta kenë vetëm televizionet. Kështu do të jetë e vështirë të shikoni foto të ndryshme futbollistësh nëpër “Facebook” dhe ti përdorni ato si “meme”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"