“Telenovelë” që nuk ka fund, Eriksen “snobon” Juven e Reali dhe kërkon të shkojë te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 12:11

“Telenovelë” që nuk ka fund, Eriksen “snobon” Juven e Reali dhe kërkon të shkojë te…

Danezi i Totenhemit, Kristian Eriksen ka qenë një nga lojtarët më të përfolur të merkatos së verës dhe vazhdon të jetë ende këtë fillim sezoni.

Eriksen.Tottenham.2020.serio.750x450

Lojtarit të Spursave verën që vjen, i skadon kontrata dhe kështu do të vazhdojë karrierën në një skuadër tjetër.

Juventusi dhe Reali kanë qenë klubet, të cilat janë interesuar më shumë për Eriksen, por në Gjermani janë të sigurt, se ai do të zgjedhë Bajernin.

Siç raporton “Sport  1”, Eriksen është i hapur për mundësinë e kalimit në Gjermani, te kampionët e Bajernit.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e danezit, i cili kërkon largimin nga Anglia.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"