Telenovela Uanda-Ikardi, Poçetino qetëson tifozët: Rikthehet, jemi këtu për të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2021 | 20:13

Telenovela Uanda-Ikardi, Poçetino qetëson tifozët: Rikthehet, jemi këtu për të

Problemet e fundit me gruan e tij, Uanda Nara, kanë ndikuar tek Mauro Ikardi jo vetëm nga ana emocionale, por edhe nga ajo sportive. Për situatën e pazakontë të sulmuesit ka folur dhe trajneri i tij, Mauricio Poçetino.

ikardi

“Mauro është mirë psikologjikisht dhe do të jetë në dispozicion të ekipit”,- u shpreh 49 vjeçari.

Ikardi nuk u grumbullua nga PSG për sfidën që ata luajtën kundër Lajpcigut në Ligën e Kampioneve, por ai do t’i bashkohet skuadrës në ndeshjen e ardhshme. Trajneri përmendi dhe faktin se klubi i ka qëndruar pranë në këto momente të vështira.

“Ai është stërvitur me ne pas ndeshjes me Lajpcigun dhe do të jetë i gatshëm për transfertën e nesërme kundër Marsejës. Ne jemi të gjithë këtu për ta ndihmuar në çdo moment”.

Çifti Ikardi-Uanda ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, qëkur deklaruan lidhjen e tyre vite më parë. Tani që ujërat janë qetësuar, Ikardi duhet të mendojë si të rikthehet të bëjë goleadorin përsëri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"