Telenovela Modriç, Reali i Madridit “mposht” Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2018 | 10:10

Telenovela Modriç, Reali i Madridit “mposht” Interin

Muri” i Realit ka rezistuar: transferimi i Luka Modriç tek Interi, me sa duket, do të mbetet vetëm një ëndërr e kësaj vere për tifozërinë zikaltër, pasi kalimi i tij në kampionatin italian nuk është i mundur, të paktën për këtë seksion merkatoje (në Itali përfundon sot, në orën 20:00).

luka modric

Sipas “Sky Sport”, dje në pasdite ka pasur një mbledhje mes përfaqësuesve të lojtarit kroat dhe presidentit të Realit, Florentino Perez për t’i kërkuar këtij të fundit që të respektonte paktin që kishte bërë me futbollistin për ta lënë të lirë të largohej. Aty i është përsëritur presidentit se Modriç kishte zgjedhur Interin si destinacionin e tij të radhës. Por, presidenti i Realit, duke përsëritur fjalët e drejtorit të përgjithshëm, Burtaguenjo, pas përfundimit të Superkupës (së humbur, 2-4 kundër Atletikos) ka bërë të qartë se nuk do të dorëzohet para kërkesave të kroatit, duke bërë të ditur se negociatat kishin filluar shumë vonë dhe nuk i ishte dhënë kohë klubit të mendohej për një zëvendësues të përshtatshëm për kroatin. Për këtë arsye, ai i ka mbyllur rrugë çdo lloj ideje transferimi të futbollistit, duke përsëritur se Modriç duhej të respektonte kontratën me Realin.

modric

TRATATIVA – Interi i bëri lojtarit një ofertë joshëse për ta veshur zikaltër: 4 vite kontratë në Milano dhe 2 vite të tjera në Kinë, te Jingsu, klubi satelit i “Suning”, ku kroati do mbyllte karrierën. Shifrat janë të ditura: 15 milionë euro për huazimin njëvjeçar dhe 35 milionë euro për blerjen e detyruar në verën e ardhshme. Reali i Madridit, ndërkaq, është gati që të rrisë pagën e fantazistit të tij edhe për të paktën tre vitet e ardhshme: nga 10 në 12 milionë euro në vit. Ndoshta, kjo është lëvizja që ka ndryshuar letrat në tavolinë. Pas kësaj “jo”-je të fundit nga drejtuesit madrilenë, Interi është gati të ngrejë “flamurin e bardhë”. Në pritje të merkatos së dimrit, më 3 janar…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"