“Telenovela” Lautaro-Barcelona, katalanasit i ofrojnë Interit 70 milionë euro + dy lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 13:21

“Telenovela” Lautaro-Barcelona, katalanasit i ofrojnë Interit 70 milionë euro + dy lojtarë

“Lautaro është shumë pranë Barcelonës? Absolutisht po. Marrëveshja është arritur? Absolutisht jo”. Është hapur kështu, me këto dy përgjigje, artikulli i së përditshmes spanjolle “MARCA” lidhur me të ardhmen e “Demit”. Argjentinasi nuk ka dalë nga orbita e katalanasve as pasi kanë skaduar termat e klauzolës (përfundonte më 7 korrik) prej 111 milionë eurosh. 
lautaro

DY DETAJE – Lautaro, po sipas “MARCA”-s, tani vlerësohet rreth 120 milionë euro, më shumë se vlera e klauzolës. Barcelona, megjithatë, nuk do të paguajë të gjithë pjesën në “cash”, por do t’i derdhë Interit 70 milionë euro plus dy lojtarë si shkëmbim për të arritur te 120 milionët. Çfarë mungon? Janë ende dy detajet e rëndësishme për t’u përcaktuar. Së pari, shitja e një tjetër futbollisti pas Arturit për të bërë të mundur që llogaritë e Barçës të dalin ok. Së dyti, përcaktimi i çmimit të saktë të shitjes së Lautaros te Barcelona. Janë normalisht për t’u vendosur edhe emrat e lojtarëve që do të kalonin te zikaltrit. Lautaro ndërkohë do të trefishonte pagën e tij, nga 2,5 milionë euro në sezon në 10 milionë, dhe marrëveshja pritet të arrihet në gusht.

HIPOTEZA E RINOVIMIT – Nuk përjashtohet, siç kemi shkruar edhe më poshtë, që Lautaro të qëndrojë në Milano: Antonio Konte, në fakt, ka ndërtuar sulmin rreth argjentinasit e Lukakut dhe nuk do të ishte kundër mbajtjes së tij në skuadër. Interi, për t’i rinovuar kontratën (që skadon në 2023-shin), do të ishte gati t’i ofronte një pagë sezonale prej 5 milionësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"