Telenovela “Kumbulla” kalon jashtë Italisë, për lojtarin e Shqipërisë ka interes dhe Murinjo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2020 | 10:23

Telenovela “Kumbulla” kalon jashtë Italisë, për lojtarin e Shqipërisë ka interes dhe Murinjo

Trajneri i Totenhemit Hoze Murinjo admiron mbrojtësin e Shqipërisë dhe Veronës Marash Kumbullën. Media italiane “L’Arena” shkruan se përveç Inter, Milanit dhe Lacios edhe anglezët e Totenhemit interesohen për shërbimet e futbollistit 20-vjeçar.
Murinjo
Megjithatë, klubi londinez ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare për Kumbullën. Deri tani gjithçka ka mbetur vetëm në kuadrin e fjalëve. Verona nuk pranon ta shesë Kumbullën për më pak se 24 milionë euro dhe palët e interesuara kanë propozuar që çmimi të reduktohet, por presidenti i Veronës Mauricio Seti nuk pranon në mënyrë kategorikë një shifër më të vogël se 24 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"