Telenovela argjentinase nuk ka fund, Ikardi “braktis” Gallatasarajin për Uanda Narën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 23:22

Telenovela argjentinase nuk ka fund, Ikardi “braktis” Gallatasarajin për Uanda Narën

Mauro Ikardi dhe Uanda Nara vazhdojnë të bëjnë “zhurmë” për atë që po ndodh mes tyre dhe ajo që po ndodh në mënyrë të dukshme po ndikon direkt në karrierën e sulmuesit argjentinas i cili nuk ka ngurruar që të braktisë Gallatasarajin për të zgjidhur problemet që ka me bashkëshorten e tij.

uanda ikardi

Ikardi nuk ishte i grumbulluar për sfidën mes Gallatasarajit dhe Adana Demirspor, fillimisht u fol për një dëmtim të tij që e la jashtë këtij dueli. Por e përditshmja argjentinase “Ole” në fakt ka zbuluar se ai nuk ka dëmtim por është nisur me shpejtësi drejt Argjentinës për të shpëtuar martesën.

I njëjti burim bën të ditur se Ikardi është takuar me Uanda Narën në lagjen Belgrano të Buenos Aires, në praninë e avokates Ana Rosenfeld, e cila ka qenë ndërmjetëse në këtë takim të çiftit. Uanda Nara ka bërë të ditur pak ditë më parë se është ndarë nga lojtari, ndërsa ky i fundit e refuzon një gjë të tillë. Kjo ka çuar në këtë udhëtim drejt Argjentinës duke lënë në plan të dytë karrierën e tij futbollistike e cila ka marrë të tatëpjetën falë telenovelës së vazhdueshme me bashkëshorten e tij.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"