Telashe të tjera për pronarët e Interit, bankat i kërcënojnë investimet në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 23:26

Telashe të tjera për pronarët e Interit, bankat i kërcënojnë investimet në Europë

Telashe të tjera financiare në horizont për Interin, ose më saktësisht për pronarët e klubit italian. Në mediat italiane është publikuar lajmi se bankat i kërkojnë familjes Zhang që të paguajë një borxh prej 250 milionë dollarësh ndaj një kompanie, ndërsa hedhin sytë si kolateral drejt bizneseve që kanë në Europë, ku përfshihet edhe Interi.

stiven zhang

Grupi “Sunning” në vitin 2018 regjistronte 347 milionë dollarë fitime, por që atëherë ka nisur një krizë e thellë dhe shpëtoi nga falimenti vetëm falë ndërhyrjes së bashkisë së Shenzhen dhe të kolosit “Alibaba” që bleu 24% të aksioneve. Por ato para “Sunning” nuk i ka përdorur për të paguar kompaninë “Great Matrix” e cila e ka hedhur në gjyq për atë borxh.

Gjykata i ka dhënë të drejtë dhe tani Stiven Zhang rrezikon që të dorëzojë në banka pasuritë e tij në Europë, mes të cilëve është edhe Interi. Ndërkohë, familja “Suning” ka një borxh prej 2,6 miliardë eurosh ndaj kolosit Evergrande që është pranë falimentit dhe mund të përfshihet më keq në vorbullën financiare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"