Telashe të reja për Barcelonën, Kuman pezullohet me dy ndeshje në La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 18:54

Telashe të reja për Barcelonën, Kuman pezullohet me dy ndeshje në La Liga

Barcelona në telashe të tjera. Katalasnve nuk u mjaftoi barazimi pa gola me Kadizin mbrëmjen e djeshme, por duhet të përballeshin dhe me dy kartonët e kuq të marrë nga Frenki De Jong dhe trajneri Ronald Kuman.
kuman

Tekniku holandez është dënuar me dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës në Spanjë për shkak të protestave të ashpra ndaj arbitrit në sfidën e djeshme.

Një lajm jo i mirë për Kuman që është shumë afër shkarkimit nga stoli i Barcelonës pas rezultateve jo të mira në kampionat.

Barça do të luajë pa trajnerin e saj në dy sfidat ndaj Levantes dhe rivalëve direkt të Atletiko Madrid.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"