EKSKLUZIVE/ Telashe për Tiranën, mbrojtësi titullar rezulton me COVID-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2021 | 23:53

EKSKLUZIVE/ Telashe për Tiranën, mbrojtësi titullar rezulton me COVID-19

Problemet nuk kanë fund për Tiranën. “Panorama Sport” mëson se mbrojtësi maqedonas, Filip Najdovski ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Najdovski

Ai ka qenë në Maqedoni gjatë këtyre ditëve dhe pritej të grumbullohej me ekipin kombëtar, por pas testimeve ka rezultuar se është infektuar me Koronavirus.

Rrjedhimisht Najdovski humb ndeshjen me Teutën dhe për të paktën 2 javët e ardhshme nuk do të jetë të dispozicion të trajnerit Orges Shehi. Kujtojmë, se edhe tekniku i bardhebluve është izoluar së fundmi pasi dyshohet se mund të jetë infektuar me virusin që ka trazuar gjithë globin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"