Telashe për presidentin e Luftëtarit, përfundon në Komisariatin e Policisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2017 | 17:55

Telashe për presidentin e Luftëtarit, përfundon në Komisariatin e Policisë

Presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo ka qenë tre ditë më parë “vizitor” në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës, e cila ka filluar një hetim pas një denoncimi ndaj tij. Por nuk bëhet fjalë për situata që kanë lidhje me klubin e futbollit që ai administron, por me bizneset private që ka në Gjirokastër.

Grigor Tavo tribune

Tavo është denoncuar për shkak të shfrytëzimit të një kullote në Derviçan për gurore dhe është marrë në pyetje nga policia për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve në një deponim i cili raportohet se ka zgjatur rreth katër orë.

daniel fernandez tavo

Në fund, ai është lënë i lirë, por ndërkohë ka filluar një procedim penal ndaj tij dhe organi i akuzës po vazhdon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"