Telashe për Interin, humbet yllin e sulmit 24 orë para ndeshjes me Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2021 | 22:17

Telashe për Interin, humbet yllin e sulmit 24 orë para ndeshjes me Juventusin

Një lajm shumë i keq vjen për skuadrën e Interit para duelit të shumëpritur me Juventusin. Sulmuesi Hoakin Korrea nuk do të jetë i pranishëm në sfidën kundër bardhezinjve.

korrea lautaro

Sipas “Sky Sport”, argjentinasi ka lënë qendrën stërvitore në Apiano Xhentile dhe nuk do të grumbullohet për sfidën e nesërme. 27-vjeçari pësoi një dëmtim gjatë grumbullimit me kombëtaren dhe nuk ka qenë në formën më të mirë fizike. Kjo është padyshim një humbje e madhe për zikaltërit duke parë cilësitë e lojtarit.

Korrea deri më tani ka zhvilluar paraqitje pozitive me Interin, duke realizuar dhe një dygolësh kundër Veronës në debutim. Ndërsa tani trajneri Inzagi duhet të bëjë pa një prej yjeve të ekipit, në një ndër ndeshjet më prestigjoze të futbollit italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"