Telashe për Bledi Shkëmbin, kapiteni i Lirisë braktis ekipin se u ul në stol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2017 | 19:06

Telashe për Bledi Shkëmbin, kapiteni i Lirisë braktis ekipin se u ul në stol

Situata te skuadra e Lirisë së Prizrenit, ku trajner është Bledi Shkëmbi, nuk është aspak e qetë. Kapiteni i ekipit, Robert Gjeraj, ka braktisur skuadrën një ditë para ndeshjes së fundjavës që lamë pas duke qenë se mësoi që nuk do të aktivizohej si titullar.

Shkembi

Në një prononcim për “Gazeta Olle”, trajneri korçar ka konfirmuar ngjarjen duke mos e fshehur befasinë e tij me veprimin e kapitenit.

“Nuk e mendoja ndonjëherë që Robert Gjeraj do sillej në atë mënyrë si u soll. Kapiteni i ekipit la ekipin pas stërvitjes, një ditë para ndeshjes, sepse e pa veten që s’do të luante dhe pa lajmëruar asnjë largohet nga stadiumi në formë proteste. E kuptoni që kapiteni i ekipit sillet në këtë mënyrë”, tha fillimisht Shkëmbi.

“Nuk kam biseduar dhe nuk kam pse të bisedoj me Gjerajn, sepse ai e bëri vetë zgjedhjen e tij. Ai ofendoi klubin, shokët dhe nuk pati respekt për veten e tij. Nëse këtu janë mësuar më parë të silleshin në këtë mënyrë, sa të jem unë në krye të Lirisë, nuk do të lejoj as Gjerajn dhe asnjë futbollist tjetër të sillen si të duan”, shtoi ish-kapiteni i Skënderbeut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"