Teknologjia, klubet ende në vitin zero/ Leksioni vjen nga Kategoria e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2022 | 22:33

Teknologjia, klubet ende në vitin zero/ Leksioni vjen nga Kategoria e Dytë

Fidanishte! Kështu quhen të gjitha ekipet e moshave të çdo klubi futbolli, pasi nga aty vit pas viti me një menaxhim të mirë dhe rekrutim nuhatës, dalin brezat e rinj të futbollistëve, të cilët i vihen në dispozicion ekipit A, duke e ndihmuar me kontributin që ata japin në fushë, dhe pse jo me të ardhura, pasi në vitet e fundit kemi parë që lojtarët e rinj janë vlerësuar ndjeshëm dhe nuk mund të blihen lirë nga një ekip në tjetrin.

Kamerat ne Elbasan

Në kohën që jemi tani, në vitin 2022, futbolli ka përparuar, dhe duke ditur që teknologjia ka ecur me hapa galopantë, një kombinim i tyre është në të mirën e reklamimit të një klubi futbolli, një futbollisti apo qoftë edhe një trajneri. Duke parë që tashmë sistemi VAR është pjesë e lojës, analizat me ndeshjet e filmuara janë një tjetër pikë e rëndësishme për ecurinë dhe reflektimin e gabimeve, por fundja janë edhe një reklamim.

Nëse zbresim te ndeshjet e ekipeve të moshave në Shqipëri, shumë rrallë mund të shohim ndonjë përballje që të transmetohet, edhe pse kushtet janë dhe shpenzimet për të bërë një gjë të tillë janë shumë modeste.

Nuk do të ishte një reklamim i mirë i produktit vendës, sikur klubet e futbollit në Shqipëri, Tirana, Partizani, Dinamo, Teuta, Kukësi dhe të gjithë të tjerët të transmetonin në faqen e klubit në rrjete sociale ndeshjen e ekipit U-19, U-17 apo qoftë edhe më poshtë. Ndeshjet luhen pothuajse në një ditë dhe praktikisht do të kishte vetëm disa orë punë.

LABERIA

Kështu, një familjar i afërm që jeton jashtë, një skaut, do të kishte mundësinë që të shihte nga afër nipin, kushëririn apo një menaxher talentin e radhës që mund të rekrutojë. Këtu vjen një shembull nga Kategoria e Dytë, ku klubi i Labërisë transmeton të gjitha ndeshjet e moshave në faqen zyrtare në “Facebook”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"