Teknologjia e vijës së portës, mësoni stadiumin e vetëm që e ka në Shqipëri dhe shuma që duhet paguar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 0:15

Teknologjia e vijës së portës, mësoni stadiumin e vetëm që e ka në Shqipëri dhe shuma që duhet paguar

Futbolli i ditëve të sotme ka përqafuar gjithnjë e më shumë teknologjinë, por sërish polemikat nuk janë shmangur. Penallti, kontakte, prekje apo jo prekje të sferës, apo edhe goli po apo jo i shënuar diskutohen shumë.Elbasan Arena]

Mirëpo, për të paktën një gjë, në ditët e sotme siguria është më shumë sesa maksimale nëse sfera e kalon apo jo vijën e portës. E gjitha kjo është rregulluar me “Goal line technology” (Teknologjia e vijës së portës). Po sa kushton dhe sa është kostoja e përdorimit të saj ndeshje pas ndeshjeje.

Në Shqipëri, teknologjia e vijës së portës është e instaluar vetëm në stadiumin “Elbasan Arena”, por është përdorur vetëm në ndeshje të Skënderbeut në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve dhe jo në kampionatin shqiptar.

Për të folur mbi kostot, bëhet fjalë për shifra gati të papërballueshme për klubet shqiptare që zotërojnë në pronësi një stadium. Për instalimin e kësaj teknologjie në një stadium nevojiten 100 mijë dollarë. new_GLT_watch

Të gjitha pajisjet, sistemi dhe gjithçka kërkohet ka këtë kosto fillestare të montimit. Më tej, për aplikimin e tij në një ndeshje, pra vënien në funksion, monitorimin dhe gjithçka nevojitet që të jetë efikas ky sistem, kërkon 1000 dollarë për çdo 90-minutësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"