Teknologjia e fundit/ Sekreti i Musialës, syze magjike në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2022 | 23:14

Teknologjia e fundit/ Sekreti i Musialës, syze magjike në stërvitje

Xhamal Musiala e ka nisur këtë sezon me këmbën në gaz. Ju mund të mendoni sesi sulmuesi 19-vjeçar i Bajernit të Mynihut driblon përmes mbrojtjeve kundërshtare me një shpejtësi rrufeje?

29573017-jamal-musiala-profitiert-vom-training-mit-einer-spezial-brille-28T6T3GleAfe

“Sport Bild” zbulon edhe sekretin e yllit të Julian Nagelsmanit, i cili mbështetet te një shpikje teknologjike, një palë syze të veçanta që fshehin jo pak mister. Autori i 3 golave këtë sezon (kundër Lajpcigut dhe Frankfurtit), i cili ka barazuar edhe rekordin e legjendës Uli Hënes (13 gola në Bundesligë pa mbushur 20 vjeç), nuk i lë asgjë rastësisë dhe madje punon me stërvitje ekstra për vendin e dëshiruar të titullarit në sulmin e kampionëve.

SYZET SPECIALE – “Sport Bild” zbulon se Musiala stërvitet rregullisht me trajnerin e neuro-atletikës Shtefen Tepel. Syzet kontrollohen elektronikisht dhe mund të zgjedhësh dy faza përdorimi, për dritë dhe për errësirë.

E veçanta e tyre është se “pas ushtrimeve me syze, lojtari ka ndjenjën se topi lëviz vetëm me 75 për qind të shpejtësisë në një lojë normale. Me syzet krijohen faza të ndryshme të dritës dhe errësirë, të ngjashme me një robot dritash në një disko. Kjo bën që frekuenca e shikimit në tru të ngadalësohet”, shpjegon Tepel, me të cilin Musiala stërvitet që në ditët U-17.

03-220719-training-audi-summer-tour-2022-fcb

“Topin e sheh shumë shkurt. Ai të vjen në këmbë me shpejtësinë e vërtetë, por ti e sheh më pak. Dhe përmes kësaj, ti mëson sesi ta marrësh atë në mënyrën më të mirë të mundshme”. Musiala punoi në marrjen dhe përpunimin e topit në kopshtin e tij dhe në fushën e futbollit. “Me Xhamalin është punuar për akordimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kontrollit të lëvizjes”, nënvizon Tepel. “Me sa di unë, syzet janë ndërtuar nga ‘Nike’ me ekipin e Roxher Federerit. Ju mund të perceptoni vetëm imazhe përkohësisht në frekuencat e paracaktuara me këto syze.

Kështu duhet të vihet në punë truri për të mbushur boshllëqet në imazh”. Dhe në këtë mënyrë, talenti i kombëtares gjermane duket se është gjithnjë një hap përpara kundërshtarëve të tij, edhe me ndihmën e teknologjisë më të fundit. Netët pa gjumë të tij në vitin 2021 duket se janë një histori e së shkuarës. Ai është kthyer më i fortë se kurrë dhe duket se askush nuk mund t’ia rrëmbejë në këtë moment vendin e titullarit në sulmin e Bajernit.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"